Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro kërcënon Juven: Vitin tjetër ju “heqim kurorën”

Lautaro Martinez është gati të luajë derbin e parë të Italisë si protagonist, pasi Luciano Spalletti pritet të preferojë numrin 10 argjentinas në majë të sulmit, para ish kapitenit Mauro Icardi.

Sulmuesi zikaltër ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka pranuar distancën nga kampionët e saposhpallur të Italisë, por ka paralajmëruar se që nga sezoni i ardhshëm, Interi do të jetë rivali i Juves për titullin kampion.

“Duke parë renditjen, kupton që ka një distancë mes dy klubeve, por ne jemi Interi dhe do të luftojmë për titullin kampion, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Ëndrra ime është të fitoj një titull kampion me zikaltrit”, tha Martinez.

Sulmuesi argjentinas e nisi mes vështirësish sezonin te zikaltrit, por me kalimin e javëve fitoi hapësira dhe siguri, duke shënuar disa gola vendimtarë dhe duke lëkundur ndjeshëm pozitat e Icardit.

“Në fillim ishte e vështirë për mua, pasi vija nga Racing, ku isha titullar i padiskutueshëm dhe këtu më duhej të nisesha nga stoli, pasi kisha përpara një sulmues të jashtëzakonshëm si Icardi, kapiten dhe kryegolshënues i kampionatit. Mauron e kam mik, por në problemet mes tij dhe klubit nuk kam kërkuar të përfshihem asnjëherë. Bashkë ndihemi shumë mirë jashtë fushe, por në stërvitje e dimë që rivalizojmë për një vend dhe gjithsecili bën të vetën”, tha numri 10 i Interit.

Cristiano Ronaldo ishte njeriu i vitit të kampionatin italian, që pas transferimit te Juventus në korrik të vitit të kaluar, ndërsa Lautaro tregoi edhe një cilësi të portugezit, të cilën do të donte t’ia kopjonte.

“Mënyra se si gjuan me kokë, do të më pëlqente ta përvetësoja. Sulmon topin në goditje dënimi dhe këndi, dhe thuajse e gjen gjithmonë. Më pëlqen shumë kjo cilësi e tij, ndonëse në tërësi është një sulmues i kompletuar”, tha Lautaro Martinez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...