Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro Martinez firmos me Interin: Kjo është dita më e lumtur e jetës time

Lautaro Martinez tashmë mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Interit. Sulmuesi i talentuar argjentinas, (blerja e të cilit do të zyrtarizohet vetëm pas 1 korrikut) ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën që do ta lidhë me Interin gjatë viteve në vazhdim. Lautaro vjen nga argjentinasit e Racing Club me ndërmjetësimin e ish sulmuesit zikaltër Diego Milito i cili mban një post drejtuesi te klubi nga Avellaneda. Te Interi Martinez do të mbajë fanellën me numër 10. Menjëherë pas firmës mbi kontratë termat e së cilës nuk bëhen ende të ditur, Lautaro Martinez tha edhe fjalët e para si futbollist i skuadrës zikaltër. “ Është një ëndërr të jem këtu. Forca Inter. Do të jap më të mirën time dhe shpresoj që njërëzit të jenë të karikuar sepse ne si skuadër duam të kem një rol prej protagonisteje. Milito më ka folur shumë mirë për Interin dhe jam me fat që jam këtu. Kjo është dita më e lumtur e jetës time”, shtoi në fund Lautaro Martinez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...