Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro Martinez: Unë apo Icardi? Mund të luajmë të dy

Lautaro Martinez është gati të marrë rolin e protagonistit në sulmin e Interit, qoftë me Mauro Icardin në krah. Sulmuesi argjentinas, që kthehet në dispozicion të Spalletit, lundër Frosinones, e ka të qartë se çfarë do të thotë të mbash veshur fanellën zikaltër me numër 10.

“Gjithmonë punoj për të dhënë më të mirën. Numri në anën e pasme të fanellës përdoret për t’u identifikuar. E di mirë se çfarë do të thotë të jesh numri 10 i Interit. Personalisht, po përpiqem ta meritoj në të gjitha mënyrat”.

Spalletti mund të t’i besojë rolin e titullarit, duke ulur në stok pikërisht Icardin, por Lautaro mendon se mund të jenë të dy njëkohësisht në fushë.

 “Që nga momenti i parë, kur kam ardhur tek Interi, Mauro më ka mbështetur. Ai më ka ndihmuar në shumë gjëra për t’u përshtatur me grupin e ri. Ne luajmë me sisteme të ndryshme, por ndonjëherë përdorim edhe një tip “gjysmëpyke” pas sulmuesit. E kemi aplikuar këtë modul së bashku me Icardin dhe jam ndier mirë”.

Vendimi i përket trajnerit, që nëse e lë Icardin në stol mund të rindezë polemikat. Të kesh dy sulmues në formë në dispozicion, si Icardi dhe Lautaro, është luks, por në rastin konkret duhet të gjesh modulin e duhur për t’i bërë që të luajnë të dy.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...