Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lautaro: Messi më i miri në botë, mirënjohës Zanettit

Sezoni europian i Interit fillon të mërkurën, me sfidën e Championsit përballë Borussias së Monchengladbachut. Me këtë rast, UEFA ia ka rezervuar një hapësirë të veçantë në faqen e saj Lautaro Martinezit, i cili, fillimisht kujtoi si tifoz suksesin e trefishtë të zikaltërve thuajse një dekadë më parë.

“Mbaj mend që pashë finalen e Ligës së Kampionëve në Argjentinë, me familjen time. Një fitore shumë e rëndësishme për klubin, domethënëse për ne, duke qenë se kishte shumë argjentinas luanin me Interin”.

Për Javier Zanettin: “Është shumë i rëndësishëm për ekipin, ai na bën të ndihemi pjesë të klubit.  Javier më ndihmoi me gjuhën kur mbërrita, do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.

Admirimi për Messin: “E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris tani dhe do ta përsëris edhe në të ardhmen: është lojtari më i mirë në botë. Gjithmonë një hap para të tjerëve dhe e sheh lojën ndryshe”.

Për vendlindjen e tij: “Në Argjentinë ka shumë pasion, përkushtim dhe zemër dhe kjo është ajo që ne futbollistët përpiqemi ta sjellim në fushë. Së pari, vjen talenti, pastaj vendosmëria, e cila përdoret për të luftuar të gjitha pengesat në rrugë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...