Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Lautaro: Nderojmë kujtimin e Maradonës me një fitore ndaj Meksikës

Pas startit me një humbje befasuese ndaj Arabisë Saudite, Argjentina është gati të kthejë faqe dhe është e dënuar të marrë fitoren ndaj Meksikës, për të mos rrezikuar eliminimin që në fazën e grupeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, ka dalë edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili e ka nisur me një homazh për legjendën argjentinase Diego Armando Maradona, në ditën e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta.

“Sot është e pamundur të mos kalosh një mendim edhe për legjendën e futbollit tonë, Diegon, i cili ka dy vite që është ndarë nga jeta. Duam ta nderojmë kujtimin e tij me një fitore ndaj Meksikës dhe shpresoj shumë t’ia dalim. Ndaj Arabisë Saudite ishin shumë faktorë që sollën humbjen, por e kemi lënë pas krahëve atë ndeshje, pasi nuk ka kohë për të qarë”, u shpreh sulmuesi.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...