Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro premton besnikëri: Interi është shtëpia ime

Lautaro Martinez është sulmuesi i momentit në Itali, pro edhe më gjerë, pasi me golat e shumtë që po shënon në kampionat dhe në Champions me fanellën e Interit, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Mediat në Itali dhe në Spanjë raportojnë se Barcelona është gati të paguajë klauzolën prej 111 milionë eurosh për të transferuar argjentinasin, por vetë Lautaro u ka premtuar besnikëri milanezëve.

“Interi është shtëpia ime dhe kaloj aty pjesën më të madhe të kohës, Njerëzit përreth meje më kanë qëndruar pranë, më kanë besuar dhe mbështetur vazhdimisht, gjëra këto thelbësore për një futbollist të ri. Nuk mendoj aspak për zërat e merkatos, për për të punuar me përulësi dhe për të treguar që e meritoj këtë fanellë që mbaj veshur. Dua të bëj të lumtur tifozët e mrekullueshëm zikaltër”, deklaroi argjentinasi në prag të ndeshjes me Romën.

Lautaor Martinez ka shënuar 8 gola në kampionatin italian dhe 5 në Ligën e Kampionëve, në këto javë të para të sezonit, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të momentit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...