Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Lautaro vrasës në zonë, Milani ta ketë kujdes! Leao më çmend fare”

Inter-Milan është supersfida e javës së 24-t në Serie A. Zikaltrit kryesojnë me 4 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Piolit, teksa dy ekipet e qytetit të modës do të përballen mes tyre të shtunën në “San Siro”, duke nisur prej orës 18:00.

Christian Vieri e ka përjetuar këtë derbi nga të dy krahët, edhe pse vitet më të bukura të karrierës i kaloi tek Interi. Ish-sulmuesi i famshëm italian ka bërë një analizë të sulmuesve të dy ekipeve në prononcimin për GDS.

Lautaro Martinez duhet të tregojë më shumë vazhdimësi, por nëse i lejon hapësira ai merr pamjen e një ‘vrasësi’. Dzeko? Edin është një sulmues që mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit, është shumë inteligjent”.

Më pas sulmuesit e Milanit. Ibrahimovic është në dyshim dhe Bobo Vieri shpreson që ai të rikuperohet, ndërsa ka fiksim një tjetër lojtar të “Djallit”. “Më mirë për Milanin nëse Ibrahimovic ia del të luajë, ai gjithmonë mund të shpikë diçka. 

Gjithsesi, unë kam një dobësi për Leaon. Ti kurrë nuk e kupton se në cilën pjesë të fushës do të jetë, ai nuk përsërit pothuajse kurrë të njëjtin veprim”, 48-vjeçari italian.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...