Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Laver Cup/ Europianët triumfojnë në SHBA

Ekipi i Evropës arrin të fitojë Laver Cup për të dytin vit radhazi, kundër ekipi të Botës. Ndeshja vendimtare e këtij turneu miqësor ishte ajo mes Alexander Zverev e Kevin Anderson, ku gjermani Zverev mundi afrikano-jugorin me rezultatin 6-7 7-5 10-7.

Sukses para këtij takimi arriti dhe legjenda Roger Federer, i cili mundi amerikanin John Isner 6-7 7-6 10-7. I veçantë ishte fakti, se zvicerani luajti dhe rolin e trajnerit për Zverev në ndeshjen e fundit, e cila rezultoi të ishte vendimtare.

Ky ishte edicioni i dytë i Laver Cup, ku në vitin e kaluar ishte përsëri ekipi i përbërë nga lojtarë evropianë që arriti fitoren, të udhëhequr nga Federer e Rafa Nadal. Ky kompeticion u zhvillua në Chicago të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që vitin e kaluar ishte në Pragë të Republikës Çeke.

Shumë nga tenistët më të mirë në botë marrin pjesë në këtë turne. Këtë edicion, përfaqësuesit e ekipit të Evropës ishin Federer, Djokovic, Zverev, Dimitrov, Goffin dhe Edmund, ndërkohë që për ekipin e Botës luanin Anderson, Isner, Schwartzmann, Sock, Kyrgios e Tafoe. Rezultati i përgjithshëm u mbyll 13 me 8, ndërkohë që për gjatë tre ditëve rreth 93 mijë persona shijuan spektaklin e ofruar nga ky turne.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...