Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lazaro: Flas shpesh me Conten dhe Lukakun, por tani mendoj për Newcastle

Verën e kaluar ishte “dhurata e parë” që Antonio COnet mori pasi u ul në pankinën e INterit, por anësori austriak Valentin Lazaro nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij në fazën e parë të sezonit, duke parë shumicën e ndeshjeve nga stoli.

Pikërisht për këtë arsye klubi zikaltër vendosi ta huazojë me të drejtë blerjeje te anglezët e Newcastle, për shifrën e 22 milionë eurove, po aq sa Marotta e Ausilio shpenzuan për të bindur Herthën e Berlinit verën e kaluar.

Në një intervistë të dhënë për mediat austriake, Lazaro ka zbuluar se mbetet i lidhur me Interin dhe se flet në mënyrë të vazhdueshme me trajnerin Conte, ashtu si edhe me lojtarët zikaltër, mbi të gjitha me Lukakun.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Conten. Ndjek çdo ndeshje të Interit dhe flas me të gjithë futbollistët, pasi ndihemi si një familje. Më shpesh flas me Lukakun, që është si një vëlla i madh për mua. Do të doja të vijoja me Interin, por momentalisht jam gati të bëj më të mirën për Newcastle dhe vetëm më vonë do të mendojmë për të ardhmen”, deklaroi Lazaro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...