Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Lazio e Celtic gjejnë fitoren e parë, një yll i ri nis të shkëlqejë te Arsenal

Arsenali mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje të grupeve në Europa League, pasi mbrëmjen e sotme mposhti në “Emirates Stadium” belgët e Standard Liezh, me rezultatin e thellë 4-0. Me shumë emra të rinj në fushë nga minuta e parë, ishte pikërisht njëri prej tyre, braziliani 18-vjeçar Martinelli, që shënoi dy gola të shpejtë, ndërsa më pas Willock dhe Ceballos vulosën suksesin.

Në grupin E, skocezët e Celtic gjetën fitoren e parë, falë triumfit me rezultatin 2-0 ndaj rumunëve të CRFR Cluj. Po në këtë grup, mori fitoren e parë edhe Lazio, që vuajti jo pak përballë francezëve të Rennes.

Pas një pjese të parë në barazim pa gola, ishin francezët që befasuan në minutën e 55-të me anë të Morel. Megjithatë reagimi i bardhekaltërve të Inzaghit ishte mjaft i mirë dhe fillimisht erdhi goli i barazimit me anë të serbit Milinkoviç-Saviç, ndërsa më pas Ciro Immobile vulosi suksesin 2-1.

Sevilla u ngjit në krye të grupit A me 6 pikë të plota, falë fitores minimale 1-0 ndaj qiriotëve të Apeol, me andaluzianët që gjetën golin e fitores me sulmuesin Chicharito Hernandez në minutën e 17’. Po në këtë grup, Qarabag fitoi me rezultatin e thellë 0-4 ndaj luksemburgasve të Dudelange.

Në grupin B nuk pati asnjë fitues, pasi zviceranët e Lugano u ndalën në barazim pa gola ndaj ukrainasve të Dynamo Kiev, ndërsa derbi skandinav mes Malmos dhe Coppenhagenit, përfundoi në barazim 1-1, me skuadrat që u kënaqën me nga një pikë.

Skuadra tjetër spanjolle, Getafe arriti të triumfojë 1-2 në transfertën ruse ndaj Krasnodarit, duke u ngjitur në krye të grupit me 6 pikë të plota, ndërsa sfida tjetër e grupit C, ajo mes Trabzonsporit dhe Baselit, përfundoi në barazim 2-2.

Fitore bindëse për holandezët e PSV Eindhoven në transfertën nordike ndaj Rosenborgut me rezultatin e thellë 1-4, ndërsa po në grupin D, Sporting Lisbona triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj austriakëve të Lask Linz.

Ndalen Roma e M. United, Young Boys e Feyenoord marrin fitoren e parë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...