Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio e frikshme, Strakosha fiton 5-1 derbin “kuqezi” me Memushajn e Gjimshitin

Lazio shkatërroi 1-5 në transfertë Beneventon, duke treguar se po kalon vërtet një moment fantastik. Në këtë sfidë, që ishte edhe një derbi shqiptarësh mes Memushajt dhe Strakoshës, festoi portieri “kuqezi”, i cili u detyrua ta nxirrte vetëm një herë topin nga rrjeta në minutën e 55-të, pas goditjes potente të Lazaar, teksa në pjesën e parë për formazionin e Simone Inzaghit kishin realizuar më radhë Quissanga, Immobile dhe Marusic. Pas shkurtimit të diferencës nga Benevento, Lazio u kundërpërgjigj me dy gola të tjerë me autorë Parolon dhe Nanin. Vetëm një pjesë lojë u aktivizua në radhët e vendasve Memushaj, ndërsa Berat Gjimshiti, ndonëse u mendua se do të luante titullar, qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...