Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lazio e nxjerr në shitje, kërkon 4 milionë euro për Durmishin

ESSEN, GERMANY - AUGUST 12: Riza Durmisi of SS Lazio in actin during the Borussia Dortmund v Lazio - Pre-Season Friendly at the Essen Stadium on August 12, 2018 in Essen, Germany. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Edhe pse erdhi me shumë bujë një vit më parë, Riza Durmishi nuk arriti të bindte në sezonin e tij të parë me Lazion dhe klubi bardhekaltër e ka nxjerrë në shitje. Trajneri Simone Inzaghi nuk e do më lojtarin me orgjinë shqiptare pasi Durmishi nuk bën pjesë në planet e tij dhe Igli Tare, po punon për t’i gjetur një destinacion të ri futbollistit të përfaqësueses daneze. Për mbrojtësin e majtë interesohen 4 klube, ku spikasin dy gjigandët turkë Besiktas dhe Fenerbahce ndërkohë që Durmishi pëlqehet edhe nga Olympique Marseille në Francë, por nuk përjashtohet as rikthimi i tij në Danimarkë te Brondby. Palët po diskutojnë për shifrat e transferimit me Igli Taren që kërkon të përfitojë të paktën 4 milionë euro nga shitja e Durmishit duke patur parasysh faktin që e bleu 7,5 milionë euro një vit më parë nga Real Betis.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...