Europa League

Lazio eliminon nënkampionët e OM falë Strakoshës, në fazën tjetër edhe Chelsea e Frankfurt

Eintracht Frankfurt dhe Lazio mbyllën llogaritë në grupin H të Europa League duke u kualifikuar edhe matematikisht në fazën tjetër. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit morën një tjetër fitore ndaj Olympique Marseille duke thelluar krizën e skuadrës së Rudi Garcias që ndryshe nga sezonin e kaluar ku shkoi deri në finale këtë herë u eliminua që në fazën e grupeve.Golat e Parolos dhe Immobiles bënë të pavlefshëm edhe finalizimin e Thauvin për miqtë, por një meritë të padiskutueshme për kualifikimin e kryeqytetasve e kishte Thomas Strakosha që rezultoi deçiziv me pritjet e tij, bashkë me kuqeziun në fushë ishin dhe dy lojtarët me origjinë shqiptare Valon Berisha dhe Riza Durmisi. Lazio do të diskutojë me Frankfurtin në sfidën direkte vendin e parë në grup pasi gjermanët vazhduan ecurinë e shkëlqyer. Falë suksesit 2-3 në Nicosia ndaj Apollon Limasol, Frankfurti kryeson me pikë të plota grupin, pas 4 ndeshjeve të para. U kualfikua zyrtarisht në raundin tjetër edhe Chelsea që në Borisov Arena fitoi 0-1 ndaj Bates me një gol të Olivier Giruod. 12 pikë për Chelsea-in në grupin L që ndiqet nga hungarezët e Mol Vidit me 6 pikë të cilët mposhtën për herë të dytë në 2 javë Paokun e Selanikut këtë herë me rezultatin e ngushtë 1-0. Në grupin K me një këmbë në fazën tjetër është edhe Dinamo e Kievit që fitoi me shifrat 3-1 ndaj Rennes. 2 barazime 1-1 në grupin në sfidat Genk-Besiktas dhe Malmo-Sarpsborg që lanë gjithçka të hapur përsa i përket skuadrave që do të kualifikohen për dy ndeshjet e fundit.Fitore me përmbysje me shifrat 4-3 për Spartakun e Moskës në grupin G ndaj skocezëve të Rangers. Eros Grezda u aktivizua vetëm në minutën e 82-të nga trajneri i Rangers, Steven Gerard. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Villareali u ndal në një barazim pa gola nga Rapid i Vienës në Austri. Në grupin J ndërkohë hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualfikimit Sevilla dhe Krasnodar falë fitoreve respektivisht ndaj Akhisar në transfertë me shifrat 3-2 nga spanjollët dhe Standartit të Liezhit në shtëpi me shifrat 2-1 nga rusët.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top