Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio fiton mes polemikave në Firence, e nderon Immobile

Lazio mposht mes polemikave Fiorentinën dhe rikthehet te fitorja në Serie A pas 2 barazimesh radhazi. Në sfidën që mbylli javën e 10-të të Serie A, bardhekaltrit i nderoi goli i Ciro Immobiles në minutën e 89-të, një finalizim për të cilin Fiorentina protestoi shumë pasi në fillimin aksionit të golit të Lazios, vjollcët pretenduan për një faull, por arbitri Guida dhe VAR e vlerësuan si të rregullt. Në pjesën e parë Lazio kaloi fillimisht në avantazh me Joaquin Correan por Fiorentina barazoi shumë shpejt me Federicon Chiesën që i shërbyer nga Ribery mposhti Strakoshën. Megjithatë në fund Lazio doli me 3 pikë nga Artemio Franchi duke marrë një fitore shumë të rëndësishme. Ndërkohë për t’u përmendur edhe një penallti e humbur nga Caicedo në minutën e 7-të shtesë me Ranierin që mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Fiorentinën me një lojtar më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...