Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio fiton në “Tardini” me gol të Caicedos, -1 nga Juventusi

Lazio mund t’ia lejojë vetes të ëndërrojë edhe për titullin e Serisë A. Bardhekaltrit e shfrytëzuan më së miri mundësinë për t’iu afruar kreut (Juventusi u mposht 2-1 nga Verona), duke fituar 0-1 ndaj Parmës. Tashmë diferenca mes bardhezinjve dhe skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi është ngushtuar në vetëm 1 pikë (54/53).

Golin e vetëm të sfidës së “Tardinit” e realizoi Caicedo në minutën e 41-të, pasi sulmuesi ekuadorian shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, që i erdhi në formë asisti.

Në ato raste të pakta që u vu në provë, Thomas Strakosha u shfaq në lartësinë e detyrës, sikurse ishte rasti i minutës së 56-të, kur ndali goditjen e Caprarit.

Ciro Immobile u shfaq rrezikshëm në disa momente, por në këtë sfidë nuk ia doli të linte shenjë si golashënues, megjithatë mbetet i pakonkurrueshëm me 25 gola në garën për “Këpucën e Artë”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...