Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio gati për startin “e zjarrtë”, Inzaghi ka një lajm të mirë për tifozët

Lazio do të jetë skuadra më e keqtrajtuar në këtë fillim-sezoni, pasi do ta nisë kampionatin me sfidën ndaj Napolit nesër në mbrëmje në “Olimpico” dhe më pas, javën e ardhshme do të udhëtojë në Torino, për t’u ndeshur me Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi pranon vështirësinë e dy sfidave, por qetëson tifozët duke thënë se skuadra është gati dhe duke i njoftuar se ylli serb, Milinkoviç-Saviç, do të mbetet pjesë e ekipit.

“Do të jetë një start shumë i vështirë dhe duhet ta nisim menjëherë me përqendrim të lartë. Gjithsesi kemi një skuadër të denjë për të luajtur në nivele të tilla dhe kam besim se do të zhvillojmë ndeshje dinjitoze. Klubi është treguar i zoti që ka zhvilluar një merkato mjaft të mirë, por mbi të gjitha që ka mbajtur në skuadër yjet e sezonit të kaluar si Luis Alberto, Immobile dhe Milinkoviç-Saviç. Serbi do të vijojë të jetë pjesë e Lazios edhe për sezonin e ri dhe për këtë jam shumë i lumtur”, deklaroi Inzaghi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...