Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares, i besohet një italiani

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares
Lazio gjen pasuesin e Igli Tares

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares. Claudio Lotito ka vendosur t’i besojë rolin e drejtorit sporti Angelo Fabianit, italian 61-vjeçar që ka mbajtur të njëjtin post te Salernitana, një tjetër klub i cili deri para pak kohësh ishte në pronësi të bosit lacial.

Prezantimi i Fabianit pritet të bëhet zyrtarisht më 1 korrik, megjithatë mediat në Itali janë të bindura për vendimin e Lotitos, teksa 61-vjeçari ka nisur edhe takimet me trajnerin Sarri, për të planifikuar lëvizjet në merkato.

Igli Tare u largua nga Lazio në fund të sezonit që lamë pas, duke i dhënë fund një kapitulli 18-vjeçar te bardhekaltrit, fillimisht si futbollist e më pas si drejtor sportiv.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua nga Lazio pas divergjencave që kishte me trajnerin Maurizio Sarri, sa u përket vendimeve të merkatos.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...