Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen
Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Lazio ndan mendjen për trajnerin e ri, që do të zëvendësojë Maurizio Sarrin. Bëhet fjalë për kroatin Igor Tudor, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin italian dhe ka arritur marrëveshjen me presidentin Lotito.

Tudor do të marrë drejtimin e skuadrës nga dita e diel, fill pas ndeshjes që bardhekaltrit do të luajnë ndaj Frosinones të shtunën në mbrëmje, teksa do të ketë më pas dy javë kohë nga ndërprerja e kampionatit, për të provuar të fusë idetë e tij në ekip.

Marrëveshja e Lotitos me Tudor është arritur për të firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, me opsion rinovimi edhe një tjetër vit, nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Lexo edhe:

Nga kjo kontratë, kroati do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, teksa Lazio do të jetë një tjetër shans i mirë për Tudorin, që të tregojë cilësitë e tij.

Kroati ka bërë shumë mirë te Verona në sezonin 2021-2022 dhe te Marseille sezonin e kaluar, teksa te Lazio do të kërkojë të konfirmohet si një trajner i besueshëm për të luftuar për objektiva të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...