Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio i shkakton humbjen e parë sezonale Atalantës, rikthehet në fushë Gjimshiti (video)

Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A këtë sezon pikërisht përballë Lazios, që e parakalon në renditje (falë golaverazhit më të mirë, pasi të dyja skuadrat kanë nga 24 pikë) duke e zhvendosur në vendin e katërt ekipin e drejtuar nga Gasperini.

Një sfidë e nisur dhe e përfunduar keq nga zikaltrit nga Bergamo, që minutat shtesë i luajtën në inferioritet numerik, pas ndëshkimit të Muriel me kartonin e dytë të verdhë.

Zaccagni e zhbllokoi takimin në favor të lazialëve që në minutën e 10-të, pasi u shërbye nga Pedro. Një aksion i gjatë dhe model i ekipit kryeqytetas, që e gjeti të pavendosur mirë Atalantën në qendër të mbrojtjes, ku Gjimshiti u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, pas një mungese disamujore për arsye dëmtimi.

Golin e dytë Lazio e gjeti në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që u finalizua me golin e Felipe Andersonit, i shërbyer nga Marusic. Në minutën e 77-të, Sarri vendosi të aktivizonte Elseid Hysajn, i cili mori vendin e Lazzarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...