Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lazio-Juve, Strakosha “engjëll mbrojtës” para dyshes Ronaldo-Dybala

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, dyshja më e frikshme sulmuese e Serisë A, dhe përballë tyre Thomas Strakosha. Dy vite më parë, “gardiani” kuqezi i priste penalltinë Dybalas në minutën e 97-të, për të ruajtur fitoren 1-2 të bardhekaltërve në Torino e ndaj shpresat e tifozëve lazialë janë të forma e mirë e 25-vjeçarit, “engjëllit mbrojtës” të formacionit të Inzaghit.

Trajneri i kryeqytetasve nuk do të ketë në dizpocion ndaj bardhezinjve shqiptarin tjetër, Valon Berisha, Lukakun, Marusicin e Patric. Në mbrojtje Bastos është i avantazhuar ndaj Luiz Felipe, ndërsa si anësorë në skemën 3-5-2, do të vendosëen Lazzari e Lulic. Rikthehet në formacion në mesfushë Luis Alberto, ndërsa Parolo është provuar edhe Parolo në pozicionin e Milinkovic.

Sarri ka humbur Khediran për tre muaj pas opreacionit në gju, por trajneri toskan duhet të bëjë edhe pa Ramsey. Në pas dyshës Ronaldo-Dybala do të jetë në rolin e trekuartistit Berbardeschi, ndërsa Higuain i gatshëm për t’u hedhur në fushë gjatë lojës.

Bardhezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Olimpico” për të përfituar nga barazimi mes Interit dhe Romës, që u jep mundësi bardhezinjve që me një sukses të mundshëm të ringjiten në krye të Serisë A.


Takim tjetër i rëndësishëm i Serisë A është ai i orës 18:00 mes Udineses dhe Napolit, rezultati i së cilës mund të vendosë të ardhmen e Carlo Ancelottit. Në orën 15:00, SuperSport transmeton edhe Atalanta-Verona, një derbi shqiptarësh, ku përballë Gjimshitit janë Rrahmani dhe Kumbulla.

Transmetimet e sfidave të La Ligas nisin që në orën 13:00 me Real-Espanyol, për të vijuar me Levante-Valencia në orën 18:30 e për ta mbyllur me Barcelona – Mallorca në orën 21:00.

Bor. M’Gladbach – Bayern (ora 15:30) dhe Leverkusen – Schalke (18:30) janë takimet e Bundesligës që mund të ndiqen në kanalet e Eurosport2, ndërsa nga Ligue 1 është përzgjedhur Montpellier – PSG   (17:30). Takimi i vetën i Eredivisie është ai i orës 19:45, PSV – Fortuna Sittard.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...