Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio në superformë, “hakmerret” ndaj Atalantës me Vedat Muriqin!

Lazio është skuadra e momentit në Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit i ktheu reston Atalantës që në mesjavë e eliminoi nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur në kampionat me rezultatin e pastër 1-3 brenda në Bergamo. Fitorja e 5-të radhazi kjo për bardhekaltrit në kampionat, të cilët u ngjitën në vendin e 5-të me 37 pikë, duke parakaluar pikërisht Atalantën e Gasperinit në renditje.  Ndeshjen e hapi një “perlë” e Marusic direkt në minutën e 3-të, duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh.

Në të dytën Lazio gjeti edhe golin e dytë me Joaquin Correan në minutën e 51-të. Atalanta u mundua të rikthehet në lojë me një gol të Pasalic në minutën e 79-të. Për t’i dhënë goditjen e fundit bergamaskëve mendoi Vedat Muriqi, i cili vulosi fitoren e romanëve ndaj Gjimshitit me shokë me një gol të thjeshtë pas asistit të Pereiras, vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë. Në 2 ndeshjet e tjera të orës 15:00 Cagliari nuk u rikthye dot te fitorja pasi barazoi 1-1 ndaj Sassuolos në Sardenjë ndërkohë që Genoa ka ndryshuar totalisht fytyrë me Davide Ballardinin në stol dhe vazhdoi ecurinë pozitive falë fitores 0-3 në fushën e Crotones.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...