Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Lazio një histori dashurie”, Tare: Të ardhmen e diskutoj me presidentin

Me kontratën që i skadon në fundin e sezonit aktual, e ardhmja e Igli Tares tek Lacio është vendosur më shumë se kurrë në diskutim. Drejtori shqiptar ka bërë histori me bardhekaltërit me disa nga transferimet më të bujshme që mbajnë firmën e tij ndërsa në gjithë këto vite karrierë nuk kanë munguar edhe çmimet vlerësuese.

Ofertat nuk i mungojnë dhe duket se Tare po merr të gjithë kohën e nevojshme për t’i vlerësuar ato teksa në një deklaratë të fundit thekson se së bashku me presidentin Claudio Lotitto do të marrin një vendim në favor të Lazios, klub me të cilin është i lidhur që prej kohës kur ishte futbollist.

Lexo edhe:

“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Tare. Kujtojmë se ky sezon rezultoi mjaft i suksesshëm për Lazion duke qenë se kryeqytetasit pas fitores së fundit ndaj Udineses, siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...