Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio nuk ka vazhdimësi, Verona e mposht dhe e parakalon në renditje.

Vijojnë luhatjet e Lazios në Serie A. Skuadra bardhekaltër u mposht 1-2 nga Verona brenda në Olimpico duke pësuar disfatën e dytë rresht në kampionat në shtëpinë e saj. Edhe pse luajti më mirë se skuadra kundërshtare, Lazio e Simone Inzaghit i fali dy gola Veronës dhe gjithë ndeshjen, me ekipin e Juric që mori tre pikë të arta dhe parakaloi në renditje jo vetëm Lazion por edhe Romën që gjithsesi do të zbresë në fushë të dielën. Në fundin e pjesës së parë autogoli i Lazzarit kaloi në epërsi  Veronën, megjithatë Lazio nuk u demoralizua dhe në të 56-ën barazoi rezultatin me një gol të bukur të shënuar nga Felipe Caicedo. Atëherë kur mendohej se Lazio do të gjente dhe golin e epërsisë që do t’i jepte tre pikët, ishte Verona që shënoi sërish. Një top i kthyer gabimisht pas nga Radu shkoi në këmbët e Tamezes që shmangu edhe Reinan duke realizuar golin e 1-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...