Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio përmbys Cagliarin, Immobile lë pas Ronaldon për “Këpucën e Artë”

Lazio fitoi 2-1  me përmbysje ndaj Cagliarit dhe siguroi matematikisht vendin e katërt në Serinë A, por ende jo zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League (e humbet nëse Napoli fiton Championsin dhe Roma Europa League-n). Bardhekaltrit prishën serinë e rezultateve negative në “Olimpico”, ku deri në fillim të pjesës së dytë u dha përshtypja se skuadra e drejturar nga Simone Inzgahi nuk do të kishte forca për të ndryshuar kurs në këtë fund sezoni.

Ishullorët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të një goli, që u realizua nga Simeone në limitet e kohës së rregullt të këtij fraksioni. Bardhekaltrit reaguan sapo nisi pjesa e dytë me Milinkovic-Savic, i cili tundi rrjetëm me një goditje spektakolare fluturimthi nga jashtë zonës.

Golin e përmbysjes 2-1 e realizoi Ciro Immobile, i cili u asistua mjeshtërisht nga Luis Alberto dhe u tregua saktë përballë portierit.

Sulmuesi i Lazios (31) me këtë finalizim lë pas Cristiano Ronaldon në garën për “Këpucën e Artë” (30).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...