Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lazio përshëndet Canën : “Prania jote, nder për ne!”

Lajmi për lamtumirën e kapitenit historik të Shqipërisë Lorik Cana nga futbolli i luajtur ka kapërcyer kufijtë e vendit, sikundër edhe jehona e karrierës së shkëlqyer të ish-numrit 5 kuqezi, që në 14 vite përfaqësoi denjësisht jo vetëm fanellën kuqezi, por edhe ato të klubeve të mëdha europiane, si Sunderland, Marseille, Gallatasaray, Nantes, Lazio e PSG. Mbrëmjen e 9 tetorit, në ndeshjen historike Shqipëri-Itali, që u luajt në Shkodër, mbrojtësi me numrin më të madh të ndeshjeve në përfaqësuesen tonë të futbollit (plot 93) i dha lamtumirën futbollit në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare. Kjo është pasqyruar edhe në të përditshmet sportive franceze dhe ato italiane, por mbi të gjitha qëndron falenderimi që klubi i Lazios ka zgjedhur t’i dedikojë Canës në faqet zyrtare:

Faleminderit Lorik Cana! Ka qënë një nder për ne prania jote. Urojmë që e ardhmja të të rezervojë kënaqësi të mëdha.”

Mbrojtësi 34-vjecar, i cili qëndroi te Lazio në sezonet 2011 – 2015, ku numëron plot 111 takime me fanellën bardhekaltër, ka shënuar suksese me klubin italian, sic ishte edhe fitorja historike e Kupës së Italisë në maj të vitit 2013, ku dha kontributin e tij për 90 minuta. Për Canën, që tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, kujtimet e fushës do të mbeten gjithnjë të vulosua në zemër, sikundër do të jetë edhe ai në zemrat e tifozëve shqiptare dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...