Serie A

Lazio, presidenti Lotito planifikon rinovimin me Taren

Vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin e Drejtorit Sportiv të vitit në Itali, duke u bërë një nga figurat simbol të futbollit në vendin fqinj. Ka ngritur nga e para një klub që dukej në limitet e falimentimit dhe tashmë është koha për të korrur frytet e punës së tij të gjatë dhe të suksesshme. Igli Tare po shijon momentin, por pa hequr vëmendjen nga e ardhmja. Kontrata e drejtuesit shqiptar me Lazion skadon në vitin 2018, por presidenti Claudio Lotito nuk dëshiron të dëgjojë për një lamtumirë të mundshme të tij. Në axhendën e presidentit, përveç rinovimit të mbrojtësit De Vrij, është edhe kontrata e Tares. Sipas mediave romane, Tare mbetet shumë i lidhur me ngjyrat e këtij klubi, që po e drejton prej 10 vjetësh, dhe bisedimet nuk pritet të hasin pengesa të mëdha. Tare ka arritur të rindërtojë një skuadër konkurruese, duke kaluar përmes vështirësive të panumërta, që kuluan me kontestimin e gjatë të tifozëve vetëm dy vjet më parë. Ai ka arritur të bindë edhe pjesën më fanatike të mbështetësve “bardhekaltër”, që është gjithashtu një nga fraksionet më problematike të Italisë. Madje tifozët e Lazios nuk arrijnë ta shikojnë klubin pa praninë e shqiptarit edhe në të ardhmen. Tare, si drejtor sportive, ka fituar 4 trofe dhe, pas rinovimit të vitit 2015, Lotito është gati ta blindojë sërish, për t’i dhënë mundësinë të hedhë një tjetër hap të madh, edhe pse ofertat në drejtim të tij nga shoqëri më të mëdha nuk kanë munguar asnjëherë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top