Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio, “rul” që “shtyp” çdo kundërshtar, Immobile merr topin

Lazio si një rul që shtyp çdo gjë që i del përpara. Formën e jashtëzakonshme që po kalon në Serinë A, ekipi bardhekaltër e konfirmoi edhe në sfidën e “Olimpicos” kundër Sampdorias, të cilën e ndëshkoi plot 5 herë, duke pësuar vetëm një gol në fund.

3 golat e parë skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi i realizoi brenda 20 minutave të para. Fillimisht e zhbllokoi rezultatin Caicedo (7’), ndërsa Immobile realizoi dy gola brenda 3 minutave (17’ dhe 20’), të parin me 11-metërsh.

Në epërsi të trefishtë, Lazio luajti lirshëm dhe nuk hoqi dorë nga sulmet edhe në pjesën e dytë, teksa e tundi edhe dy herë të tjera rrjetën me Bastos (55’) dhe sërish Immobilen me penallti (65’).

Sampdoria mundi ta realizonte golin e nderit me Linetty (74’), por vetëm një minutë më vonë skuadra gjenoveze mbeti me një lojtar më pak, pasi Chabot mori karton të kuq si rrjedhojë e një ndërhyrjeje të gabuar si lojtar i fundit.

Për Lazion kjo ishte fitorja e 11-të radhazi në Serinë A, sukses që e ngjit në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Interi i vendit të dytë (luan këtë të diel ndaj Lecces në transfertë).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...