Sfida mes Guimaraes dhe Arsenalit (1-1), e zhvilluar të mërkurën, ngriti siparin e raundit të katërt të ndeshjeve në grupe në Europa League, ndërsa sot, në dy orare të ndryshme, do të zhvillohen të gjitha takimet e tjera, në përfundim të të cilave do të do të mësohen emrat e skuadrave të para që do të sigurojnë kualifikimin.
Në orën 189:55, në ekranin e SuperSport, do të transmetohen dy takimet, Lazio – Celtic dhe Basel – Getafe, si dhe golat direkt. Në “Olimpico” të Romës, Lazio do të presë skuadrën skoceze me synim e qartë për të marrë fitoren e dytë në grup, çka do të rriste shanset e bardhekaltërve të drejtuar nga Inzaghi për të siguruar kualifikimin në dy takimet e fundit. Lazialët kanë shfaqur dobësi në sfidat e transfertës, pasi kanë pësuar humbje me përmbysje me të njëjtin rezultat 2-1, si përballë Cluj ashtu edhe ndaj skocezëve, ndaj të cilëve kanë mundësinë të hakmerren pikërisht në sfidën e sotme.
Sfida tjetër e orës 18:55, që do të transmetohet nga SuperSport, luhet në “St. Jacob-Park”, me Baselin kryesues të Grupit C, që me një fitore të mundshme do ta kishte ndoshta formalitet kualifikimin në dy takimet e fundit.
Transmetimet e ndeshjeve vijojnë në orën 21:00 me B. Monchengladbach – Roma, Man. United – Partizan Beograd dhe Rangers – Porto.
Verdhekuqtë, që drejtohen nga Fonseca, udhëtojnë drejt Gjermanisë me ndjesitë negative që u la vendimi i arbitrit me akoordimin e një 11-meërshi të paqenë në takimin me Gladbachun në “Olimpico”. Gara në Grupin J është krejtësisht e hapur, pasi vendi i parë (Roma) me vendin e fundit (Gladbachu) ndahen me vetëm 3 pikë.
Për Manchester United fitorja në “Old Trafford” ndaj Partizanit të Beogradit pritet të jetë formalitet. “Djajtë” e kuq kryesojnë Grupin L me 7 pikë dhe një sukses i mundshëm ndaj ekipit serb i kualifikon ata matematikisht.
Një ndeshje mjaft interesante do të luhet në “Ibrox Stadium” të Glasgow-t mes Rangers dhe Portos, që kanë grumbulluar nga 4 pikë në Grupin G, i cili kryesohet nga Young Boys (6 pikë). Në këtë grup edhe Feyenoordi i vendin të fundit (2 pikë) ka shanse të mira për kualifikim.
Ndeshjet e sotme:
(Ora 18:55)
FC Astana – AZ Alkmaar
APOEL – Qarabag
Basel – Getafe
CFR Cluj – Rennes
Dudelange – Sevilla
FC Copenhagen – Dyn. Kyiv
Krasnodar – Trabzonspor
LASK Linz – PSV
Lazio – Celtic
Lugano – Malmo FF
Rosenborg – Sporting
St. Liege – Eintracht Frankfurt
(Ora 21:00)
Monchengladbach – AS Roma
Braga – Besiktas
Espanyol – Ludogorets
Ferencvaros – CSKA Moscow
Feyenoord – Young Boys
Manchester Utd – Partizan
Oleksandriya – St Etienne
Rangers – FC Porto
Wolfsberger AC – Basaksehir
Wolfsburg – Gent
Wolves – Slovan Bratislava