Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio triumfon në Udine, shkon me moral të lartë në derbi

Pavarësisht startit të kampionatit me dy humbje, Lazio është ringritur dhe sot në transfertën ndaj Udineses ka triumfuar me rezultatin 1-2, duke shënuar edhe fitoren e katërt radhazi.

Në Friuli gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me Acerbin që shënoi në minutën e 63-të dhe më pas me Correan, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni mjaft të bukur personal në të 66-ën.

Udinese u zgjua dhe rihapi takimin në minutën e 80’, por minutat e mbetura, bashkë me ato 6 shtesë të akorduara nga gjyqtari, nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin.

Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 12 pikëve, aq sa aktualisht ka vetëm Napoli, ndërsa në fundjavë shkon e qetë në derbin e kryeqytetit me Romën, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Olimpico”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...