Lazio e nisi në mënyrën më të gabuar fazën e 1/8-tave në Conference League teksa u mposht në Olimpico me rezultatin 1-2 nga holandezët e AZ Alkmaar. Sfida nisi mirë për italianët që shënuan të parët me anë të Pedro Rodriguez, por goli i spanjollit u përmbys nga miqtë me Lazion që ka para një mision të vështirë për të prekur çerekfinalen.
Nga ana tjetër, veç zhgënjimit për humbjen e skuadrës, Pedro e pati një arsye për t’u gëzuar. Ish-futbollisti i Barcelonës falë golit ndaj Alkmaar u shndërrua në lojtarin e vetëm europian që shënon në raundin me eleminim direkt në të tre kompeticionet e UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conference League.
Lexo edhe:
- Mirlind Daku/ Nga hapat e parë të karrierës, te mundësia për t’u veshur kuqezi
- Faza e 1/8-tave, Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane në Conference League
- Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë
Edhe pse në moshën 35-vjeçare, Pedro mbetet një element shumë i rëndësishëm për Lazion teksa në këtë sezon ka shënuar tre gola në Serie A dhe një tjetër në Conference League.