Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Le të na nënvlerësojnë”, Zyba: Daja na mbush me vetëbesim, t’i gëzojmë gjithë shqiptarët

Përkrah Ilir Dajës në prononcimin për mediet përpara sfidës ndaj Sivassporit (E enjte, 21:00, SuperSport 2), u shfaq edhe Qëndrim Zyba. Mesfushori i Ballkanit, ekip që po dhuron emocione të forta me performancat në Conference League, u ndal te sfida e dytë ndaj turqve, tifozët dhe ndihma e madhe që ai dhe shokët e tij marrin nga trajneri Daja.

NDESHJA – ”Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë”.

DAJA – “Trajneri na shton besimin kur na jep detyra që t’i sulmojmë skuadrat. Kemi më shumë freski në ndeshje, na ndihmon shumë trajneri në vetëbesim dhe çdo gjë tjetër”.

TIFOZËT – “Do kemi përkrahje të madhe nga të gjithë. Një gjë e tillë na motivon më shumë. Do qëndrojmë me këmbë në tokë, shpresoj t’i gëzojmë tifozët tanë”.

NËNVLERËSIM NGA KUNDËRSHTARËT – “Unë shpresoj që të na nënvlerësojnë edhe në vazhdim, një gjë e tillë është në të mirën tonë, por besoj se Sivasspori ka marrë masat e duhura për takimin e nesërm pas fitores tonë në Turqi”.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...