Milani fitoi 1-0 raundin e parë ndaj Tottenhamit, përballje që u vendos nga goli i Brahim Diaz. Kuqezinjtë luftuan fort dhe menaxhuan avantazhin e shpejtë.
Ylli i kampionëve të Italisë, Rafael Leao foli për uefa.com në lidhje me suksesin ndaj skuadrës së Antonio Contes.
Pas tri javësh, djemtë e Piolit do të synojnë në Londër kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. “Jam i lumtur për fitoren. E dinim mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje.
Lexo edhe:
- Arteta: Jemi ende të zemëruar, ju tregoj objektivin e Arsenalit
- “Duam të fitojmë Conference League”, Hysaj: Ndihem më i qetë se më parë
- Masa konkrete për të luftuar racizmin, heqje pikësh ndaj skuadrave
- “I guximshëm dhe modern”, Brazili zyrtarizon trajnerin e ri
Bëmë një punë të mirë dhe siguruam një fitore të rëndësishme. Sipas mendimit tim, ndeshja duhet të përfundonte 3-0 për ne. E kryem mirë detyrën tonë, por kemi edhe ndeshjen e kthimit.
Do të luajmë në Londër, atje na pret një përballje e vështirë. Por, ne do të ikim atje për të fituar dhe për t’u kualifikuar”, deklaroi Leao.
