Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Leao: Maroku shkoi në gjysmëfinale sepse kishte diçka më shumë se ne!

Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka komentuar eliminimin e hidhur nga Botërori pas disfatës ndaj Marokut.

Në një reagim në “Instagram”, Leao thekson se Maroku kishte diçka më shumë se Portugalia dhe ndaj sipas tij u eliminuan.

“Me grupin e punës që kishim, ambicia ishte të shkonim sa më larg… Të fitonim botën. Kupën për të qenë më konkrete. Ne kemi treguar vlerën tonë si skuadër dhe pavarësisht ndjenjës së trishtimit e kemi shijuar në maksimum këtë kompeticion. Jemi përballur me një kundërshtar që kishte diçka më shumë se ne. Ne do ta kapërcejmë këtë kapitull së bashku dhe me siguri e ardhmja do të jetë argëtuese. Falënderoj portugezët për mbështetjen e tyre në çdo ndeshje!”-tha ai.

Sulmuesi i Milanit e mbylli  eksperiencën në këtë Kupë Bote me dy gola (kundër Ganës dhe Zvicrës) dhe 83 minuta lojë në përgjithësi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...