Futboll

Leard Sadriu, talenti 16-vjeçar kosovar firmos me Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës konfirmon marrëveshjen me mbrojtësin kosovar, Leard Sadriu. 16-të vjeçari vjen nga rradhët e Ferizajt, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës të talentuar, i cili në bazë të moshës dhe fizikut pritet të ketë një të ardhme të sigurt.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe si Shkëndija e Tetovës. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin e klubit. E di se konkurrenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, – u shprehet i riu Sadriu, pasi firmosi zyrtarisht kontratën me Shkëndijës.

Kosovari është pjesë e ekipit në Antalia të Turqisë dhe ka lënë përshtypje të mira si kuqezi në testet e kësaj faze me Pobedën dhe Zurichun. ​

To Top