Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Lebron rinovon me Lakers, bëhet më i paguari në historinë e NBA

LeBron James rinovon me Los Angeles Lakers. Zgjatje dy vjeçare e kontratës me 97 milionë dollarë të garantuar, me opsionin e lojtarit edhe për sezonin 2024-25. James ishte në skadencë kontrate me një vit të fundit që i siguronte një pagë prej 44 milionë dollarësh me uniformën verdhevjollcë.

James në këtë mënyrë mund të kalojë kufirin e 40 vjetëve si një lojtar i NBA, pasi mbush 38 vjeç dhjetorin që vjen. Një detaj edhe më interesant, Lebron James me këtë kontratë arrin në kuotën e 532 milionë dollarëve të fituar vetëm nga paga gjatë karrierës, një rekord ky i të gjitha kohërave!

Lebron ka në Los Angeles jo vetëm qytetin e skuadrës në të cilën luan, por edhe qendrën e bizneseve të tij. Për këtë arsye, lidhja deri në fund të karrierës me Lakers ishte një lëvizje e pritshme. Nuk ishte e qartë se për sa kohë akoma donte të luante James. Tani është e sigurt, për 2 vitet e ardhshme, e ndoshta edhe 3.

37-vjeçari te Lakers deri tani ka luajtur për 4 sezone, dy herë nuk ka arritur as play offin, një herë ka dalë në raundin e parë me kalifornianet, por fitoi titullin në 2020, e madje si MVP i Finaleve, duke i dhënë kuptim eksperiencës së tij në një skuadër historike e me shumë traditë. Ai ishte titulli i tij i katërt në NBA, i fituar me 3 skuadra të ndryshme, pas eksperiencave me Miami dhe Cleveland.

Nëse zgjidhja e James ishte e pritshme, diçka më pak ishte ajo e skuadrës, historikisht e aftë për të tërhequr kampionë me parametra zero. Realiteti aktual flet për një Lebron gjithnjë e më padron të skuadrës. King James bën merkaton në thelb, edhe pse teknikisht menaxheri i përgjithshëm i Lakers është Rob Pelinka.

Në këtë situatë, ishte e vështirë edhe të imagjinohej se Lakers mund të vendosnin ta largonin, apo aq më pak ta shkëmbenin me dikë tjetër. Me pak fjalë dyshimi i vetëm, ishte se për sa kohë do të vazhdonte Lebron të luante me Lakers. Tani është sqaruar, edhe për shumë…

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...