Klubi italian i Lecces synon rikthimin menjëherë në elitën e futbollit italian dhe ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit, për të rinovuar bashkëpunimin me tre nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.
Bëhet fjalë për portierin Gabriel, kapitenin Mancosu dhe mbrojtësin Calderoni, të cilët sot kanë firmosur kontratat e reja, që do t’i mbajnë të lidhura me klubin verdhekuq deri në verën e vitit 2022.
Kontrata e mëparshme e këtyre tre futbollistëve skadonte në fund të sezonit, por drejtuesit e Lecces e kanë parë të arsyeshme t’u zgjasin bashkëpunimin, për të lehtësuar punën në fund të sezonit të ardhshëm.
