Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc e penalizojnë në Kanada, piloti i Ferrarit humbet kontaktin me Verstappen. Ankohet Hamilton!

Në garën e kaluar të Azerbaixhanit, Charles Leclerc u detyrua të tërhiqej para kohe për shkak të problemeve në motorin e njëvendëshes së tij. Problem i cili do të pasqyrohet edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë ditën e diel duke qenë se në makinën Ferrari të monegaskut do të ketë ndërhyrje në njësin e Poëer Unit dhe sipas rregullores, Leclerc duhet të niset me një penalitet prej 10 vendesh.

Pra, edhe nëse 24-vjeçari ia del të fitojë Pole Position të shtunën, atëherë ai do të nisej vetëm nga vendi i 11-të duke humbur kështu edhe kontaktin me rivalin Max Verstappen që në provat e lira tregoi një formë të mirë duke regjistruar kohën më të shpejtë. Nga ana tjetër, në provat e lira, u pa një Mercedes në vështirësi dhe u duk sikur puna e javëve të fundit nuk u konkretizua në shpejtësi. Pas provave, Leëis Hamilton ishte tejet i nervozuar duke theksuar se makina ishte e papilotueshme.

“Duket sikur çfarë do që t’i bëjmë makinës nuk do të funksionojë, nuk e di për Russell, por për mua ishte katastrofë. Duket sikur makina po përkeqësohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë, por nuk jam shumë optimist. Këtë makinë kemi këtë sezon dhe na mbetet vetëm të punojmë për të përmirësuar makinën e sezonit të ardhshëm”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...