Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc fantastik, thyen Verstappen në Austri. Ferrari tjetër në flakë

Charles Leclerc i Ferrarit ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Max Verstappen (RedBull) u rendit në vend të dytë, teksa podi u kompletua nga Lewis Hamilton (Mercedes).

Gara filloi nën një atmosferë të shkëlqyer të krijuar nga tifozët. Edhe pse Verstappen u nis nga vendi i parë, ai u parakalua nga piloti i Ferrarit në xhiron e 12-të, me Leclerc që frenoi më mirë dhe mori kreun.

24-vjeçari nga Montekarlo vijoi duelet me Verstappen, të cilin e parakaloi edhe dy herë të tjera. Në fund vuajti, por ia doli ta mbyllë garën në vend të parë.

Probleme shfaqi makina tjetër e “kokëkuqes” italiane, ajo e Carlos Sainz. Spanjolli tentoi parakalimin e Verstappen në xhiron e 57-të, por motori u thye, madje makina Ferrari u përfshi nga flakët.

 

Vendi i katërt për George Russell, i cili u rendit përpara Esteban Ocon dhe Mick Schumacher. Botërori vazhdon të kryesohet nga holandezi Vestappen pas 11 Çmimeve të Mëdha.

Kampioni i botës në fuqi numëron 208 pikë, Leclerc renditet i dyti me 170 pikë. Më pas vjen meksikani Perez i Redbullit me 151 pikë, teksa Lewis Hamilton, i cili nuk e ka shijuar akoma suksesin e parë sezonal, ka mbledhur vetëm 109 pikë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...