Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc “fluturon”, start “i kuq” në Bahrein

Charles Leclerc përjetoi një ditë historike në Formula 1. Piloti i ri i Ferrarit fitoi “pole position”-in e tij të parë në karrierë në pistën e Bahreinit, teksa e përshkoi atë me një kohë rekord: 1 minutë, 27 sekonda e 866 të mijtat, duke bërë që në Maranello të shpërthejë festa dhe t’i gëzohen një piloti vërtet premtues.

Te Ferrari u paraqit mjaft mirë edhe Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e dytë, me rreth 3 të dhjetat më shumë se Leclerc, duke bërë që “Kokëkuqja” italiane të konfirmojë formën e shkëlqyer të shfaqur edhe gjatë provave të lira.

Menjëherë pas makinave Ferrari, në vendin e tretë u pozicionua Lewis Hamilton me Mercedes, i ndjekur nga Valtteri Bottas në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen.

Ata që zhgënjyen në këto prova ishin Ricciardo e Gasly, që u eliminuan që në minisesionin e dytë, ndërkohë që vazhdon të ketë probleme Williams, e renditur në vendet e fundit me Rusell e Kubica.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...