Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc i lumtur me Ferrarin e ri: Detajet ia them vetëm instruktorëve

Skuderia e Ferrarit prezantoi së fundmi në Maranello modelin e ri SF-23, makina e cila në sezonin 2023 do të tentojë të rikthehet te titulli që italianëve iu mungon prej vitesh. I pari që e provoi ishte piloti kryesor Charles Leclerc, i cili pas kilometrave të parë nuk ngurroi të jepte edhe përshtypjet me punën e mekanikëve të Ferrarit.

Piloti monegask u shpreh se makina i dhuroi një ndjesi speciale ndërsa shtoi se është ende herët për të folur mbi detajet dhe pritshmëritë rreth së ardhmes.

“Mendoj se kilometrat e parë me makinën e projektit të ri ishin speciale. Gjithçka shkoi mirë, por sigurisht me vetëm dy xhiro është pak e vështirë për të dhënë detaje. Megjithatë, unë për më shumë fola me instruktorët. E rëndësishme është se makina të dhuronte një ndjesi të mirë dhe se gjithçka shkoi brenda pritshmërive”, u shpreh Leclerc.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...