Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc i zhgënjyer nga kolegët: Nuk pranojnë gabimet, ia vendosin fajin erës!

Gabimet e skuderisë, por edhe të tijat personale kanë ndikuar shumë deri në këtë pikë të sezonit për Charles Leclerc. Megjithatë, piloti i Ferrarit nuk është nga ata që fshihen dhe i pranon gabimet individuale, teksa herën e fundit që e bëri diçka të tillë ishte në Çmimin e Madh të Francës kur humbi kontrollin e njëvendëshes së tij ndërsa ishte në kryesimin e garës. Monegasku tashmë është i zhgënjyer nga kolegët e tij të cilët nuk i pranojnë lehtë gabimet individuale duke u justifikuar se faji mund të ketë qenë edhe i erës së madhe në pistë.

“Nuk e kuptoj se cila është arsye të fshehësh një gabim dhe ndonjëherë është shumë e qartë se gabimi vjen prej shoferit. Nuk i kuptoj kur ndonjëherë justifikojnë gabimet edhe si pasojë e erës në pistë. Nuk ka asgjë të keqe, gabimet ndodhin. Mua nuk më pëlqen të humbas kohë me justifikime pasi kështu nuk ecën para, kjo është diçka e mirë edhe për njerëzit me të cilët punojnë pasi ata e dinë kur unë gaboj. Ndaj, të gjithë në këtë formë mund të mësojmë më shumë.

Sa i përket sezonit, mendoj se kam pasur një progresion të vazhdueshëm prej kur jam bërë pjesë e Formula 1. Këtë vit kam bërë disa ndryshime, veçanërisht në mënyrën si i përgatis garat dhe më pas me ritualet pas garës. Por, kjo vjen me eksperiencën. Në vitin e kaluar unë nuk i kushtoja shumë rëndësi detajeve, por sa më shumë rritesh, edhe pse unë jam ende 24-vjeç, aq më shumë i sheh gjërat në një tjetër këndvështrim. Vitin e kaluar në pjesën e dytë të sezonit isha shumë i lodhur dhe nuk dua të më ndodhë diçka e tillë edhe këtë sezon sepse e di që kam shumë mundësi për të fituar gara. Tani jeta ime e re është shtëpia dhe stërvitja. Pa harruar dietën, e di që ka më shumë momente të mërzitshme kështu, por kjo bën diferencën”, u shpreh Leclerc.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...