Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc: Kërkoj ndjesë për gabimin, por duhet të analizojmë problemin e gomave

Në garën e katërt sezonale, vjen edhe fundjava e parë e komplikuar për Charles Leclerc, që pikërisht në Çmimin e Madh të Imola, zhgënjen dhe e mbyll në vendin e 6, ndonëse mund të merrte shumë më tepër.

Piloti francez ishte i sigurt në vendin e tretë, menjëherë pas dy makinave Red Bull, por dëshira për t’u futur mes tyre, bëri që të dilte nga pista dhe më pas të mos shkonte përtej vendit të 6.

“Më vjen shumë keq, pasi kërkova shumë nga makina dhe dola nga pista. Duhej të bëja shumë kujdes, pasi vendin e tretë e kishim të sigurt, por gabova dhe i kërkoj ndjesë skuadrës”, u shpreh francezi.

Leclerc vijon të kryesojë kampionatin me 79 pikë, kundrejt 51 që ka Verstappen, megjithatë evidenton problematikën me gomat, si shkak i performancës jo të mirë të Ferrarit në Imola.

“Duhet të shikojmë problemin me gomat, pasi kishim një konsum shumë të shpejtë në pjesën e jashtme, ndërsa Ref Bullit i shkoi çdo gjë perfekt. Vuajtëm këtë problem edhe gjatë garës sprint, ndaj duhet një analizë e përgjithshme”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...