Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc përshëndet Vettelin, Ferrari i gjen menjëherë zëvendësuesin

Sebastian Vettel zyrtarizoi sot vendimin për t’u larguar nga Ferrari në fund të vitit, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovim me skuadrën e italiane, ndërsa mesazhi i parë ka ardhur nga shoku i tij te Ferrari. Charlse Leclerc.

Marrëdhëniet mes të dyve nuk kanë qenë të përsosura gjatë sezonit që lamë pas dhe shpeshherë ka pasur edhe tension e betejë në fushë mes tyre ,si të ishin rivalë, por kjo nuk e ka penguar pilotin monegask që të shprehë respekt ndaj kolegut të tij.

“Ka qenë një nder i madh për mua të jem shoku jot i skuadrës. Ka pasur momente tensioni në pistë dhe të tjera të mira, që nuk kanë përfunduar siç duhej, por respekti nuk ka munguar asnjëherë, edhe pse nuk perceptohej kështu nga jashtë. Nuk kam mësuar kurrë kaq shumë sa gjatë kohës me ty. Shumë faleminderit për të gjitha Seb”, shkroi Leclerc në rrjetet sociale.

Ndërkohë menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zëvendësojnë Vettel në skuadrën e Ferrarit, por në Itali këmbëngulin se i përzgjedhuri është spanjolli Carlos Sainz Junior, djali i kampionit të botës në Rally.

Ky i fundit është pjesë e McLaren, por shumë shpejt pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me Ferrarin, ku do të bëjë rolin e pilotit të dytë, pasi italianët kanë vendosur të besojnë maksimalisht ndaj Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...