Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Leclerc-Verstappen, dyshja vendos rekord për katër garat e para të Formula 1

Ky sezon i Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ferrarin që duket sikur është rikthyer në kohët e arta. Charles Leclerc, por edhe Carlos Sainz kanë një makinë që i garanton mundësinë për të luftuar për titullin përballë Red Bullit dhe kampionit të Botës Max Verstappen që në garën e fundit, atë të Italisë treguan “dhëmbët” pas një starti jo të mirë.

Për holandezin, triumfi në pistën e Imolës ishte fitorja e dytë pas Arabisë Saudite ndërsa në dy të tjera (Bahrein dhe Australi) nuk ia ka dalë ta mbyllë garën duke u tërhequr për shkak të problemeve në makinë, gara të cilat më pas janë fituar nga Leclerc. Në këtë formë, Leclerc dhe Verstappen kanë diktikuar ritmin e këtij sezoni deri në këtë moment, duke lenë në hije Lewis Hamilton dhe problemet e shumta që anglezi ka me Mercedesin.

Leclerc dhe Verstappen kanë vendosur gjithashtu edhe një rekord për botën e Formula 1, pasi është hera e parë që në katër e garat e para të sezonit fitojnë dy pilotë nën moshën 25-vjeç. Madje, Leclerc dhe Verstappen janë të dy nga 24-vjeçarë dhe duelin e tyre që e kanë filluar prej garave karting kur ishin fëmijë, tashmë e kanë dërguar në nivelin më të lartë të botës së shpejtësisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...