Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ledian Memushaj kërkohet nga Salernitana

Sezoni i Ledian Memushajt nuk ishte ndër më entuziazmuesit në karrierën e mesfushorit. Vlonjati zbriti në fushë në 17 ndeshje të Serisë A, duke mos gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës me Beneventon. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve jo në maksimumin e mundshëm, ofertat për 31-vjeçarin nuk mungojnë.

Sipas mediave në Itali, klubi i Salernitanës është gati të përfitojë shërbimet e futbollistit shqiptar. Drejtori sportiv, Fabiani, dhe trajneri, Collantuono, janë të bindur tek aftësitë e Memushajt dhe për këtë arsye pritet të nisin bisedimet me Beneventon. Marrëdhënia e mirë mes 2 klubeve mund të favorizojë mbylljen me sukses të negociatave.

Pronari i klubit nga Salerno është Claudio Lotito, i cili është edhe presidenti i Lazios, dhe në përzgjedhjen e vlonjatit si një prej përforcimeve të merkatos së verës mund të ketë ndikuar Igli Tare.

Salernitana e mbylli kampionatin e Serisë B në vendin e 12-të, duke qenë 9 pikë larg zonës së “Play-offi”-t. Ledian Memushaj, i cili është ende nën kontratë me Beneventon, e njeh mjaft mirë Serinë B, duke qenë se në karrierën e tij ka luajtur për 7 vite në këtë ligë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...