Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Leeds detyrohet të paguajë 21 milionë euro për një lojtar që s’e ka pasur kurrë

Leeds United është urdhëruar të paguajë një faturë prej 18 milionë stërlinash pasi humbi çështjen e gjykuar në Gjykatën së Arbitrazhit Sportiv  (CAS) për transferimin e Jean-Kevin Augustin. Sulmuesi francez iu bashkua Leedsit nga Leipzigu në formë huazimi në janar 2020, po luajti në vetëm tri ndeshje përpara se të kthehej në klubin e Bundesligës.

Sidoqoftë, marrëveshja përfshinte detyrimin për ta blerë përgjithmonë për 21 milionë euro (18 milionë stërlina) nëse Leedsi do të ngjitej në Premier League, objektiv që u arrit.

Leeds megjithatë pretendoi se periudha e huazimit përfundoi më 30 qershor të atij viti, përpara se të sigurohej promovimi në Premier (sezoni u shty për shkak të pandemisë).

Leipzigu nuk ishte dakord me këtë qëndrim të Leedsit dhe në një seancë dëgjimore në qershor 2021 FIFA mbështeti pretendimin e skuadrës së Bundesligës dhe urdhëroi klubin anglez të paguante tarifën e transferimit, me një këst të parë prej 6.7 milionë eurosh.

Leedsi e apeloi vendimin, por ka humbur çështjen në CAS. Vendimi do të thotë që Leeds duhet të shpenzojë një shumë të majme për një lojtar që nuk e ka pasur kurrë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...