Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Leeds merkato te Juve, pranë akordit për mesfushorin

McKennie drejt Leeds
McKennie drejt Leeds

Weston McKennie shumë pranë kalimit te Leeds United. Klubi i Premier League synon të sigurojë mbijetesën, në një garë mjaft të fortë dhe po punon për të transferuar mesfushorin amerikan nga Juventusi.

McKennie ndiqej që në verë nga Leeds-i i Radrizzanit, megjithatë atëherë nuk o krijuan kushtet e duhura për transferimin. Aktualisht anglezët janë rikthyer sërish në portat e Juves dhe duan të shfrytëzojnë momentin e vështirë financiar të bardhezinjve.

Lexo edhe

Shuplaka e Dybalës: Juventusi mashtroi për pagat

Vlahovic gjithnjë e më larg Juves, gjigantët spanjollë ofrojnë 80 mln

Milani në krizë, brenda janarit i sfumohen tre objektiva

Klubi anglez ka ofruar deri tani 25 milionë euro, plus 3 të tjera bonus, ndërsa torinezët kërkojnë 35 milionë euro, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje që do të kënaqte palët.

Vetë McKennie mirëpret një transferim te Leeds United, ku do të gjente edhe dy shokët e tij te SHBA-të, Aaronson dhe Adam. Pikërisht për këtë arsye, më herët mesfushori i talentuar refuzoi edhe transferimin te Aston Villa.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...