Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Leeds sërish për pazar te Salzburg, gati firma me mbrojtësin e talentuar danez

E kërkon Mourinho
E kërkon Mourinho

Me 78 gola të pësuar në një sezon, mbrojtja e Leeds United ishte padyshim nga më të dobëtat në Premier League dhe shkaku që skuadrës iu desh të luftojë deri në sekondin e fundit për të siguruar mbijetesën.

Megjithatë pronari i klubit, Andrea Radrizzani ka premtuar një verë të nxehtë merkatoje, për të përforcuar ekipin dhe për të mos lejuar përsëritjen e një tjetër sezoni si ai që lamë pas.

Salzburgu duket se është “supermarketi” i preferuar për Leeds United, që vetëm pak ditë më parë bleu nga austriakët kartonin e 22-vjeçarit Aaronson për shifrën e 33 milionë eurove.

Edhe afrimi i dytë në merkato duket se do të vijë sërish nga Salzburg, pasi Leeda ka avanzuar negociatat për transferimin e mbrojtësit danez Rasmus Kristensen.

Ky i fundit luan si mbrojtës i djathtë dhe ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 8 asiste, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...