Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Legjenda angleze mbërrin në Kosovë, blen 50% të aksioneve të Ferizajt!

Pasi siguroi mbijetesën në IPKO Superligën e Kosovës duke bërë një fund sezoni fantastik skuadra e Ferizajt është bërë me aksionerë të rij dhe lajmi i bujshëm ka të bëjë me faktin se aksioner i klubit kosovar është bërë një ish futbollist i kombëtares angleze. Brian Dean do të jetë aksioner i skuadrës kosovare pasi ka blerë 50% të aksioneve të Ferizajt. Gjithçka është bërë publike nga vetë klubi i Ferizajt në faqen zyrtare. 51-vjeçari Brian Dean është një emër i njohur në futbollin botëror, pasi është aktivizuar në klube me emër si Sheffield United, Leeds United, Benfica, Leicester, West Ham dhe Sunderland. Ndërkohë që për 2 vite ka qenë pjesë edhe e kombëtares angleze nga 1991 në 1992-in.

NJOFTIMI I FERIZAJT:

DITË E MADHE PËR KF FERIZAJ.

Ferizaj, 07/07/2019:.Sot eshtë një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...