Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda e Arsenalit: Arroganca dhe mungesa e respektit do t’i kushtojnë titullin Guardiolës

Tony Adams, ish-kapiteni legjendar i Arsenalit për 14 sezone, deklaron për gazetën “The Sun” se “arroganca dhe mosrespekti mund t’i kushtojnë Pep Guardiolës ndeshjen kundër Arsenalit dhe titullin e Premier League-s”.

Sipas ish-futbollistit, “nëse Pep Guardiola nuk i jep Arsenalit respektin që meriton, Bukayo Saka do ta shkatërrojë Manchester City-n e tij”.

“Nuk e kam idenë se çfarë po përpiqet të bëjë Pep me mbrojtjen e tij këtë sezon. Duket sikur po përpiqet të heqë dorë titullin”.

Këshilla që Adams i jep Guardiolës është: “Ndalo Sakanë, të ndalosh Arsenalin. Është kaq e thjeshtë”.

Tony Adams argumenton se “Guardiola ka fuqi për t’i mposhtur të gjithë, por ka ndodhur disa herë këtë sezon ku ai është përpjekur të jetë i zgjuar me taktikat e tij dhe ka rezultuar e kundërta”.

Manchester City dhe Arsenali përballen sonte me njëri-tjetrin në një ndeshje kyçe për luftën për titullin e Premier League-s.

Arsenali ka 51 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Manchester City vjen menjëherë më pas me 48 pikë.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...